Xhafaj: PS do ta fitojë bindshëm Tiranën në 14 maj, kryeqyteti është transformuar këto 8 vite
Etjen Xhafaj, deputet i PS-së në Tiranë, i ftuar në "Drejt" shpreh bindjen se PS do ta fitojë bindshëm kryeqytetin në zgjedhjet e 14 majit.
Xhafaj: Rëndësia e betejës në Tiranë është e një niveli të parë, qarku që ka më shumë deputetë në Shqipëri dhe vitrina e parë kryesorë e punëve që ka bërë qeveria në nivel qëndror dhe lokal. Unë besoj se ne do ta fitojmë bindshëm Tiranën. Jo vetëm nga sondazhet por edhe komunikimet që kemi pasur me qytetarët. Punët në këto 8 vite e kanë transformuar Tiranën, e kanë kthyer në kryeqytetin europian të Ballkanit. Kemi edhe kandidatin më të mirë që e ka provuar me punë që mund ta drejtojë.

