Salianji: Absurde, PD me firmë është akoma e Bashës edhe pse dha dorëheqjen, kështu do Rama

Salianji: Absurde, PD me firmë është akoma e Bashës edhe pse

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh se i ka dërguar letër SHISH lidhur me takimet që ka pasur Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

Ai tha se Nuk ka pse të mos regjistrohet një regjistrin e partive një fakt që ka ndodhur, duke iu referuar vendimit të gjykatës për njohjen e kuvendit të Berishës.

Salianji: E vetmja firmë e njohur ligjërisht është ajo e Bashës. Ai ka njohur dorëheqjen, por në mënyrë absurde në gjykatë rezulton emri i Bashës sepse kështu do Edi Rama. Nuk ka pse të mos regjistrohet një regjistrin e partive një fakt që ka ndodhur.

KQZ ndjek logjikën që partia e cila ka shumicën regjistrohet. Unë mendoj se kjo çështje zgjidhet me një lloj një akti zotërinjsh. Duke e ditur se kush ka komisionerët ka shumicën, ashtu sikurse ndodhi në 6 mars. Është në të drejtën e të gjithëve që të kenë ambicie politike, por jo me hile, duke mbajtur një gjë që nuk u takon. Berisha ka shumicën e opozitës, është lideri i saj.

EMISIONET