Salianji letër SHISH: A jeni në dijeni për takimet e Ramës me McGonigal, e keni qenë të pranishëm?

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh se i ka dërguar letër SHISH lidhur me takimet që ka pasur Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

Ai tha se ka kërkuar nëse kanë pasur informacion për takimet e Ramës dhe nëse kanë qenë të pranishëm punonjës të SHISH në këto takime.

Salinaji: I kam drejtuar letër SPAK-ut, SHISH-it dhe policisë për rastin e zyrtarit të lartë të FBI-së që ka ardhur në shqipërim nëse takimet me Ramën, ka pasur takime private, apo ka pasur një interes shtetëror. Kam kërkuar nga SHISH nëse ka pasur biseda dhe takime me punonjësit të SHISH.

I them që mediet amerikane tregojnë për disa vizita nga McGonigal dhe a i është kërkuar SHISH që të ketë takime me këtë zyrtar. Po ashtu i pyes nëse kanë pasur informacion për takimet e Ramës dhe nëse kanë qenë të pranishëm punonjës të SHISH në këto takime.

edi rama charles mcgonigal salianji shish

EMISIONET