Rrogozhina i mbetet PS-së, Baçi: Absurde të thuash që fitove se ke punuar mirë, kur zv.Kryeministrin e ke në arrati. Basha, i paturp!
Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, deputeti demokrat Luan Baçi e cilësoi absurde fitoren e kandidatit të majtë Edison Memolla në Bashkinë e Rrogozhinës, pasi siç tha ai, rezultati i shënuar në votimet e përsëritura nuk përligj realitetin politik që po përjeton mazhoranca në këtë kohë kur ajo gjendet në mesin e disa prej skandaleve më të mëdha që kanë ndodhur në këtë vend.
“Në çdo palë zgjedhje kemi nga një vjedhje moderne nga ana e Partisë Socialiste.
Në një kohë që Partia Socialiste është përfshirë nga skandale të mëdha, ku kemi një kryebashkiak të arrestuar, zëvendëskryeministrin në arrati për shkak se akuzohet për korrupsion masiv, ndërsa kandidati i mjatë që fitoi në Rrogozhinë, Memolla thotë se fitoi për shkak të punë së mirë të bërë. Kjo është absurde”, theksoi Baçi.
Ndërkaq, ai e cilësoi marrëzi të Lulzim Bashës atë që po ndodh në Partinë Demokratike, kur tashmë vula e PD-së iu hoq edhe Gazment Bardhit përmes disa firmave të Kryesisë, pa u kaluar më parë një mbledhje e Këshillit Kombëtar.
Nga ana tjetër ai tha se rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD-së nuk do të prodhojë asnjë gjë për të mirën e demokratëve, përveç disa debateve televizive.
“Lulzim Basha është i paturp dhe nuk do t’ia dijë për demokratët, por atij i intereso vetëm vula dhe mbajtja e saj si rrugë e vetme për të përfituar nga Edi Rama.
Por të jeni të sigurtë që fundit të dy do ta kenë të hidhur”, u shpreh ndër të tjera demokrati Luan Baçi.