Zjarri në Peshtan, flet deputeti i Fierit, Baçi: Paaftësi totale e strukturave, flakët po rrezikojnë të përhapen

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit Luan Baçi ka komentuar situatën e vështirë në Peshtan të Fierit, i cili prej disa ditësh gjendet në pushtetin e flakëve.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Baçi u shpreh se situata vjen nga paaftësia e strukturave përgjegjëse.

Ndërkaq ai paralajmëroi se nëse nuk neutralizohet vatra, flakët mund të përhapen edhe në Levan.

Baçi u shpreh se duhet një angazhim total dhe serioz i strukturave shtetërore, në mënyrë të organizuar dhe i kordinuar.

“Zjarri në Peshtan, Fier vazhdon tashmë prej disa ditësh dhe kjo për shkak të paaftësisë totale të strukturave përgjegjëse.

Zjarri po përparon me shpejtësi tashmë nga Peshtani, për në fshatrat e tjerë, dhe rreziku sa vjen dhe bëhet më i madh. Dhe mos të harrojmë se vatra zjarri ka dhe në Levan.

Ndaj duhet një angazhim total dhe serioz i strukturave shtetërore, në mënyrë të organizuar dhe i koordinuar!

Këta dinë vetëm të vjedhin dhe të gënjejnë!”, u shpreh deputeti Luan Baçi.

luan baçi fier siklajda shorja zjarret peshtan

EMISIONET