Roland Bejko thotë se situata në PD është shumë keq

Roland Bejko, kandidat i PD së Alibeaj për bashkinë Tiranë akuzon Berishën për shkatërrimin e PD.

Sipas tij situata në këtë parti është edhe më keq se në 1997.

I ftuar në "Drejt" , ai tha se Berisha sikur sakrifikohet për demokratët dhe kërkon që ata të sakrifikohen për të.

Bejko: Berisha sot i ka futur një thikë pas shpine PD dhe demokratëve për interesat e tij personale.Madje dhe atyre që ka me vete, herët apo vonë do ta kuptojnë që janë në pozicionin e gabuar aty se i ka çuar te Ilir Meta. Po ti referohemi fjalorit të Berishës kjo quhet tradhëti. Berisha bën sikur sakrifikohet për demokratët dhe kërkon që ata të sakrifikohen për të. Te fjala e tij në stadium dhe pse e lanë vetëm demokratët dhe ikën, se u lodhën, nuk kanë më kuriozitet.

Më parë nuk largohej njeri pa e dëgjuar. E shoh që është i izoluar, shohin që Rama vazhdon të jetë dhe më i fuqishëm se më parë. E kuptojnë që nuk u regjistrove dot as si parti, jo më të marrë pushtetin. E thonë dhe njerëzit e Berishës që është kalimtar, të mendojmë kush do të jetë pas tij. Në fjalën e tij foli vetëm, për vete. Nuk foli as me unë, por me ai, si Enveri. E ka kapur një delir i paparë. Është e frikshme për të ardhmen e PD dhe vendit.

drejt zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore roland bejko

EMISIONET