Rëndësia e tryezës në Shkup, Muhaj: Me termin “Ballkani Perëndimor” po bëhet një getoizim i rajonit nga BE
Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë u mblodhën sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.
Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.
Lidhur me përfitimet e kësaj tryeze, studiuesi Ardian Muhaj në një intervistë për "Ora News" theksoi se ky është një getoizim që vendet e BE-së po i bëjnë Ballkanit në Evropë.
“Kjo fjala e bukur Ballkan Perëndimor, është një sinonim i një getoje në Evropë, pasi këto vende për fajin e tyre që nuk kanë bërë asgjë për t’u integruar mbeten gjithmonë në një cep të Evropës.
Ne i jemi larguar integrimit të Shqipërisë në BE, sepse ishin në marrëdhënie bilaterale me Brukseli, ndërsa me këtë grupim ne fshihemi me këtë grup. Psh, neve nuk na intereson se ccfarë ndodh me Bosnjën, atëherë pse duhet të përfaqësohemi me të?!
Këto mbledhje nuk ëhstë se kanë ndodnjë efekt, por është sa për të bërë sikur po punohet. Dhe popujt tanë e ndjejnë se po punohet keq, dhe po bëhen hapa mbrapa”, u shpreh ndër të tjera studiuesi Ardian Muhaj.