Rrajat të lirë, Balliu: Regjimi liron eksponentë të lartë të bandave kriminale dhe mban nën arrest liderin e opozitës

Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike së grupimit të Rithemelimit, Klevis Balliu në një deklaratë për media denoncoi skandalin sipas tij të lirimit të anëtarëve të fisit Rraja, familjarë të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, të cilët dhunuan barbarisht me shkopinj dhe pistoleta dy pjesëtarë të fisit Maja në Fushë-Krujë.

Balliu theksoi se kjo vjen si pasojë e marrëveshjes sqë Edi Rama ka me anëtarë të krimit.

Balliu theksoi se regjimi i Ramës liron eksponentë të lartë të bandave kriminale dhe mban nën arrest liderin e opozitës, Sali Berisha, denoncuesin kryesor të tyre.

DEKLARATA E KLEVIS BALLIUT

“Drejtësia e re” ka liruar gjatë fundjavës dy eksponentë të lartë të bandave të zonës Krujë-Durrës-Tiranë, dy kriminelë elektoralë të angazhuar në fushata kundër Partisë Demokratike, Valter Bamin dhe nipin e Rrahman Rrajës.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ndërkohë vazhdon të mbahet i arrestuar me urdhër të Ramës dhe vendim anti-kushtetues të SPAK dhe GJKKO. Denoncuesi i pakompromis i bandave gjatë kohës në opozitë, dhe burgosësi i tyre kur ishte në qeveri, mbahet në arrest, kurse bandat lirohen.

Kjo është forca e lidhjeve politike të bandave, kjo është forca e qeses që zgjidhur të parave që fryn llogaritë offshore të gjyqtarëve dhe prokurorëve të drejtësisë së re.

Edi Ramës i duhen Bami dhe Rraja për të marrë me forcë zgjedhjet e radhës. Edi Rama u ka premtuar atyre dhe të ngjashmëve “asgjë nuk ju gjen po na ndihmuat të mundim Berishën. Po erdhi Berisha në qeveri iu piu e zeza”.

Ky është pakti me Rrajave me Ramën dhe Taulant Ballën.

Me Sali Berishën kryeminister, kriminelet ishin ne burg, me Edi Ramen, kriminelet, jo vetem lane qelite por u bene pjese e Parlamentit dhe kryebashkiakë.

Keta bandite, me pushtetin qe u dha Rama, themeluan skemat të frikshme pasurimi dhe dominimi, dhe kush i pengonte kercenohej me jetë, sic i ndodhi familjes Maja në Borizanë.

Sali Berishen nuk e kercenonin dot, nuk e ndalnin dot, e vetmja forme ishte t’i kërkonin drejtesise se partise ta arrestonte.

Sot lirohen kriminelet dhe arrestohen denoncuesit, të korruptuarit lihen të lirë dhe luftëtarët e anti-korrupsionit burgosen, sot Xhacka dhe “burri strategjik”, Balluku, Veliaj, Beqja, Manastirliu dhe të dy Ramët, Edi dhe Olsi, shijojnë miliardat që u kanë marrë ju dhe lirojnë kriminelët që të pengojnë opozitën të garojë në zgjedhje të lira.

Ky është cikli i mbyllur i pushtetit të Edi Ramës.

Ky është cikli i zotërimit të së keqes.

A do ta lejojmë të na burgosin, vjedhin, tallin dhe largojnë nga vendi ynë?

Jo. O sot, o kurrë! është dita.

EMISIONET