Reforma në drejtësi/ Olli: Përplasjet me qeverinë do të thellohen

I ftuar në Ora News, analisti Leonard Olli komentoi përplasjen në rritje mes qeverisë dhe organeve të drejtësisë, duke theksuar se ky konflikt pritet të dëmtojë rëndë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.
Sipas Ollit, ndryshimi i qëndrimit të Ramës ndaj SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë e ka treguar qartë se ai nuk është më mbështetës i pa rezervë i reformës në drejtësi — një kusht kyç për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Ky qëndrim e çori maskën e njeriut i cili pretendonte të ishte mbështetës i flaktë i reformës”, tha Olli, duke shtuar se beteja me drejtësinë nuk do të jetë e lehtë për t’u menaxhuar nga qeveria.
Analisti nënvizoi se qëndrimi “on block” i Partisë Socialiste, si në rastin e heqjes së imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, shihet si i imponuar nga vetë Rama, i cili tani perceptohet si një “njeri-orkestër” që vendos për gjithçka në partinë dhe qeverinë.
Ky ndryshim drastik, sipas Ollit, ndikon jo vetëm në imazhin e Shqipërisë ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, por rrezikon edhe qëndrueshmërinë politike të qeverisë Rama.
“Kostot politike të këtij konfrontimi do të bien mbi Partinë Socialiste dhe drejtuesin e saj”, tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë:

