"Bordi i Paqes" në Kuvend, Balla: Vlerësim i drejtpërdrejtë për rolin e Shqipërisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se ftesa për Bordin e Paqes nga Presidenti Donald Trump është historike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se ky është një moment historik që vlerëson rolin e Shqipërisë në vendosjen e paqes kudo ku ka konflikte.

"Sot Kuvendi thirret të marrë një vendim me një kërkesë të veçantë politike e historike, që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës ku Republika e Shqipërisë dhe Rama kanë ftuar të jenë anëtar të Bordit të Paqes.

Vlerësim i drejtpërdrejtë për rolin e Shqipërisë dhe një shënon një moment të pa precedent pozitiv ku Shqipëria shihet si faktor që ndikon në paqe, e jo më një shtet periferik. Trump e cilëson këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore si një qasje e re në ndërtimin e paqes, kudo ku sot ka konflikte, me një fokus të veçantë në Gaza. 

Jo më vëzhgues, jemi ftuar si bashkë themelues," tha Balla.

EMISIONET