Opozita proteston sot/ Rama vizitë zyrtare në Turqi, do takohet me Erdogan, presidenca turke jep detaje
Me ftesë të presidentit turk Erdogan, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në një vizitë në Turqi.
Kreu i qeverisë dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të kryesojnë takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Shqipëri që u krijua më 6 janar 2021.
Presidenca turke ka dhënë detaje nga kjo mbledhje e parë, duke thënë se do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Diskutimet kryesore mes Ramës dhe presidentit turk Erdogan do të jenë rreth zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht ato në Ballkan sa i takon ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.
Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

