"Rama u ka gjetur diagnozën shqiptarëve me tallava", Milaim Zeka bën parashikimin për 14 majin

Gazetari Milaim Zeka i ftuar në "Drejt" bëri një skanim të fushatës zgjedhore për 14 majin. Ai thotë se PS e sheh komode dhe këtë e tregion edhe kënga tallava që ka zgjedhur për fushatën.

Nga ana tjetër opozita sipas tij po bën presion me numra për të treguar se është e fortë përballë saj.

Zeka: Janë dy pole, njëri që e ndjen veten tepër komod që është krahu socialist me në krye Edi Ramën. E ka gjetur diagnozën e saktë të qytetarit të Republikës së Shqipërisë përmes përzgjedhjes së një muzike tallava.Jemi shoqëri e Big Brother. Opozita po mundohet përmes numrave, pjesëmarrjes siç ishte hapja e fushatës në stadium me dëshmu se jemi të fortë dhe e kemi fitoren e garantuar. Nuk i di matjet e sakta në Shqipëri por për të mirën e demokracisë dhe Shqipërisë do të ishte mirë që opozita me e bo një barazpeshë të pushtetit lokal me atë qëndror që e ka në dorë PS. Si do të jenë rezultatet do të shohim. Durrësi, Elbasani, Shkodra mund të kemi fitore të opozitës. Por Tirana dhe shumë bashki të tjera do të qëndorjnë në dorën e socialistëve.

drejt zgjedhjet e 14 majit milaim zeka fushata zgjedhore

EMISIONET