"Nëse presioni vazhdon, opozita nuk do të luajë violinë", Peka: Java e fundit e fushatës mund të jetë problematike

Ish zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, thotë se nisja e fushatës zgjedhore me dy ngjarje të rënda kriminale, atentatin ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës dhe vrasjen në Shëngjin të biznesmenit dhe eksponentit  politik Ardian Nikulaj është një ogur jo i mirë.

I ftuar në "Drejt" ai tha se nëse vazhdon ky trend, java e fundit e fushatës do të jetë problematike.

Peka: Unë drejtoj një fushatë të PD në një zonë problematike. Potenciali që situata politike të nxehet dhe agravohet është e madhe.Zgjedhjet lokale menaxhohen në nivel lokal dhe kur ka simbiozë mes krimit dhe politikës në nivel lokal është e vështirë për tu goditur dhe nga lart. Ka një nismë masive si për shfrytëzimin e mekanizmave shtetërore për të tjetërsuar votën por edhe mekanizma për blerjen e votës.Vjen një moment që agravon situata dhe shkojmë në ngjarje të ngjashme si ajo në Elbasan në 2021. Nëse presioni është i njëanshëm, i madh dhe kriminal mbi palën tjetër do vijë një moment kur ka kundër-reagim. Kur një palë është e dhunshme dhe tjera nuk reagon vjen një moment që edhe opozita nuk do të luajë violinë më. Nisja e fushatës me këto dy ngjarje pavarësisht motiveve reale më frikëson. Deri tani presioni është i njëanshëm. Nëse vazhdon ky trend java e fundit e fushatës do të jetë problematike.

drejt zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET