Detaje nga shpërthimi i ashensorit në Tiranë/ Tritoli në Fresk u vu në banesën e babait të vëllezërve Duka
Zona e Freskut në Tiranë u trondit gjatë natës së djeshme nga një shpërthim me tritol, ndërsa shënjestër e këtij sulmi ishte banesa e Muhamet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës.
Duka u arrestua më 14 shkurt të këtij viti në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, ndërsa i vëllai është në kërkim.
Vëllëzërit Duka njihen edhe si kundërshtarë të përbetuar të Ervis Martinajt, dhe ky një personazh tejet i njohur për botën e krimit dhe i shumëkërkuar i drejtësisë shqiptare.
Vetë Martinaj rezulton i zhdukur prej kohësh, ndërsa familja e tij nuk ka asnjë gjurmë për të, ndërsa
Duka dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, por që më pas do të niste një valë e pandalshme përplasjesh të ashpra, ku shkak dyshohet se bëhej fjalë pikërisht për këtë aktivitet të paligjshëm.
Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës, njeriut që mbrëmë iu trondit dhe banesa.
Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathë, Santiago Malkon.
Ndërsa është e paqartë se kujt i përkiste mesazhi me tritol në banesën e Dukës, në ashensorin në katin e katërt të pallatit ku banonte 65 vjeçari.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
