Rama: Në hotelet e Durrësit nuk ekziston pastruese me 34 mijë lekë, pagat janë shumë të mira

Rama: Në hotelet e Durrësit nuk ekziston pastruese me 34 mijë

Në Durrës, me sipërmarrës të sektorit privat, kryeministri Rama tha se duhet se në këtë sektor nuk ka punonjës me pagë minimale në këtë qytet.

Ai shtoi se nuk ka pastruese që vjen të pastrojë me vetëm 34 mijë lekë në muaj duke shtuar se pagat në këtë sektor janë shumë më të larta.

Rama: Kjo nuk shkon sepse ne e dimë shumë mirë, e dimë ne, e dini ju që ju nuk keni punonjës me pagë minimale, as pastruese nuk keni ju me 34 mijë lekë në hotelet e Durrësit, se nuk vjen njeri të pastrojë për 34 mijë lekë. Kjo nuk ekziston, ju i keni me paga shumë më të mira.

Çështja është që këtu duhet një mirëkuptim se është kollaj që të nisim inspektime, të vëmë gjoba, por është rrugë e shkurtër që na ndjek pak më gjatë, kurse rrugë pak më e gjatë, por na nxjerr më shkurt është që të kuptojnë të gjithë sipërmarrësit që ky është një prioritet strategjik kombëtar, është një moment që duhet realisht menduar në mënyrë patriotike sepse nuk duhet të vijë momenti që sipërmarrja të gjendet si ai që tha “Po çfarë paska qenë ky gomari im, sa e mësova të mos hajë më ngordhi?”

EMISIONET