Rama kërkon votën në Selanik, Guri: Nuk shkaktoi tërmet dje, pasi takimi i majit mbetet historik. PS-ja e vetmja që po angazhohet me emigrantët

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste u takua të dielën me shqiptarët në Selanik, ku u shpreh se për herë të parë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, shqiptarët e diasporës kanë të drejtë vote.

Nisur nga kjo ai kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e pranverës së ardhshme për ta bërë Shqipërinë e 2030-ës, anëtare me të drejta të plota në BE.

Por si u komentua ky takim i djeshëm i shefit të Ekzekutivit shqiptar në mediat helene që shkaktoi dhe protesta në Selanik?

Për të kuptuar më shumë, në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” nga Athina gazetari shqiptar Edmond Guri solli të rejat më të fundit.

“Takimi i djeshëm i kryeministrit Rama ishte një takim normal që nuk ka lidhje me takimin e majit, që do të mbetet historik si për nga forma, ashtu edhe për nga përmbajtja dhe mesazhi që ai përcolli.

Ndërsa takimi i djeshëm ishte më i vogël dhe më i përmbledhur.

Rama është shndërruar në një lojtar i fortë sa i përket marrëdhënieve me Greqinë dhe mund të themi që tani marrëdhëniet pas rastit Beleri janë në përmirësim e sipër.

Kryeministri dhe Partia Socialiste është e vetmja që ka zhvilluar një takim të formatit të tillë, pasi as PD-ja e Berishës dhe as PL-ja e Metës nuk kanë ndërmarrë asnjë takim mobilizues që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 2025-ës”, theksoi gazetari Edmond Guri.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN EDMOND GURI

EMISIONET