Rama fton gjirokastritët e djathtë të kalojnë gardhin te PS: Ata që premtojnë nënë e babë, s'kanë asgjë në dorë

"Është koha e një kapërcimi të gardhit edhe për ata që janë mësuar të qëndrojnë në anën tjetër të gardhit."

Në Gjirokastër, Edi Rama, kërkoi edhe votën e demokratëve për kandidatët e PS për kandidatët për kryetarë dhe anëtarë të këshillave bashkiake, ndërsa sulmoi rivalët.

"Premtojnë nënë e babë se nuk kanë asgjë në dorë."

Gara në 14 maj është për pushtetin vendor, por premtimet shkojnë përtej.

Rama ka vënë në fokus rritjen e pagave.

"Pa 60 mijë lekë pagë minimale detyra jonë është e papërmbushur."

Kërkoi mbështetje me votë për punët e bëra dhe ato ende të papërfunduara.

"Nuk ka ne dhe ata kur bëhet fjalë për të pasur më shumë gjelbërim, për të pasur komunitete që jetojnë në vendbanime të ndriçuara, për të pasur çerdhe".

Grave e vajzave në Dropull, Rama ofertën që sipas tij sjellin rivalët ua shpjegoi me Shkodrën.

"Fanatizmi politik, verbëria politike janë paguar vazhdimisht nga komuniteti me koston e mospasjes së shërbimeve të duhura."

Në takimin elektoral në Këlcyrë, Rama iu rikthye akuzave për Sali Berishën dhe Ilir Metën.

"Nuk përfaqësojnë asnjë lloij të djathte, asnjë alternativë tjetër përveç hallit të madh të dy njerëzve me drejtësinë, të një çifti që është zorra qorre e Shqipërisë."

Mbjellja e pemëve është simbolika që PS ka zgjedhur për prezantimin e kandidatëve për kryebashkiakë në këto zgjedhje vendore.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET