"Arsimi prioritet", kandidati i PS për Vlorën: Rikonstruktojmë shkollat, të gjitha me ngrohje

Në një takim me mësues, Ermal Dredha, kandidat i PS-së për Bashkinë Vlorë premtoi investime në shkolla. Tha se edhe institucionet arsimore të fshatit do të jenë prioritet në mandatin e tij të parë.

"Arsimi prioritet", kandidati i PS për Vlorën:

Ermal Dredha, kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Vlorë, premtoi se arsimi do të jetë prioritet në mandatin e tij të parë.

Në një takim me mësues të qytetit Dredha garantoi rikonstruksion të institucioneve arsimore që janë amortizuar me kohën.

"Sigurisht që jo të gjitha shkollat mund të bëhen në një mandat, por ne duhet të vendosim një filozofi shumë të qartë se ku duam ta çojmë vlorën sa i përket arsimit. Do të vendosim objektiv që të kemi të paktën 4 shkolla që do të rikonstruktohen" - u shpreh Ermal Dredha.

Të gjitha shkollat do të kenë ngrohje, tha Dredha, ndërsa do të përmirësohet infrastruktura për nxënësit.

"Shumë shkolla nuk kanë ngrohje, ashtu sikurse nuk ka materiale didaktike aq sa duhet, apo palestra dhe ne do të punojmë ti ndërtojmë ato. E këtë e them jo pa qëllim sepse fëmijët duhet të krijojnë një model ndryshe se si rriten dhe ai modeli ndryshe duhet të jetë gjithëpërfshirës".

Ermal Dredha u ndal edhe tek problemet e shkollave në fshatra.

"Duhet të krijojmë një sistem më ndërveprues mes fshatit dhe qytetit, sepse ka edhe fshatra që kanë probleme, nuk kanë shkolla apo kanë pak nxënës. Do të krijojmë edhe një model që të ndërtojmë shkolla pak më të mëdha ku mund të bashkohen disa fshatra".

Në drejtimin e tij në Bashkinë e Vlorës, Dredha gjithashtu u shpreh se do të punojë që transporti urban të jetë falas për nxënësit dhe studentët.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET