VIDEO/ RAI3 s'i ndahet marrëveshjes Rama-Meloni, "Report": Ka politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri
Emisioni investigativ 'Report' i RAI3 në Itali rikthehet sërish me fakte të reja lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni mbi emigrantët, që do të strehohen në dy kampe në Shqipëri, Gjadër dhe Shëngjin.
Puntata e dytë e emisionit duket se është gati dhe pritet të transmetohet të dielën.
“Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.
Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe atyre të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij”, njofton “Rai 3” krahas videos që njofton investigimin në Shqipëri.
Vetë gazetarët kanë paralajmëruar se një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë.
“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, paralajmërohet në klipin e “Rai 3”.
Kujtojmë se në investigimin e parë nga “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione që sipas emisionit “Report”, eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit.
Sipas investigimit të RAI3 njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i cili ka mbrojtur më parë njerëz të botës së krimit.
PER TE PARE VIDEON E NJOFTIMIT TE RAI3 KLIKONI KETU