“Qeveria duhet të mbështesë familjet”/ Kryetari i Partisë Republikane, takim me banorët e Shkodrës

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i shoqëruar nga kryebashkiaku Bardh Spahiu zhvilloi një takim me banorët e Shkodrës. Teksa uroi besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit, Mediu gjithashtu theksoi se qeveria duhet të jetë në mbështetje të familjeve shqiptare.

Fatmir Mediu gjatë një takimi me banorët të Shkodrës për zgjedhjet e 14 majit, theksoi se e majta po shkatërron familjet.

Për kreun e Partisë Republikane, qeveria duhet t’i qëndrojë në krah familjeve shqiptare.

Fatmir Mediu: “Është koha për t`a bërë qeverinë të funksionojë, punojë me ne, jo të jetë mbi ne; për të na qëndruar në krah, jo për të hipur mbi shpinë. Qeveria mund dhe duhet të ofrojë mundësi, jo t`i mbysë ato”.

Në takim nuk munguan urimet ndaj besimtarëve muslimnë për festën e Fitër Bajramit.

Fatmir Mediu: “Të gjithë kemi lindur të barabartë dhe Zoti na ka veshur me të drejta të patjetërsueshme, si; Liria, Jeta dhe ndërtimi i lumturisë”.

Kreu i Partisë Republikane siguroi dhe kryebashkiakun aktual Bardh Spahinë se çdo votë e asaj force politike do jetë votë për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

fatmir mediu bardh spahia fushata zgjedhore mediu

EMISIONET