Fiter Bajrami, Meta vizitë në KMSH: Shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari

Me rastin e përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi të gjithë besimtarët gëzuar Fitër Bajramin.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas vizitës që zhvilloi në Komunitetin Mysliman Shqiptar, në një prononcim të shkurtër për mediat uroi gjithashtu që shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të të rinjve dhe të fëmijëve të këtij vendi për një të ardhme më të mirë për të gjithë së bashku.

"I lumtur të takoja sot Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për të ndarë me të dhe të gjithë besimtarët urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit. Uruam që me bekimin e Zotit, lutjet, sakrificat dhe veprat e mira të shpërblehen në sa më shumë mirësi, begati dhe të ardhme më të mirë, për familjet shqiptare, sidomos për fëmijët e tyre!" - shkruan Meta. 

Fiter Bajrami, Meta vizitë në KMSH: Shpresa le të rritet dhe

“Kënaqësi e veçantë për të uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë. Zoti t'jua pranojë të gjitha lutjet sakrificat, agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Dhe shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të të rinjve dhe të fëmijëve të këtij vendi për një të ardhme më të mirë për të gjithë së bashku. Faleminderit!”, uroi kryetari i PL-së, Ilir Meta në Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Fiter Bajrami, Meta vizitë në KMSH: Shpresa le të rritet dhe

EMISIONET