PS merr masa për Marjana Koçekun, deputetja përjashtohet nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociimin

Seanca e fundit në parlament ka nisur me zhvillime të papritura dhe vendime të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt si opozitën ashtu edhe mazhorancën. Kërkesa e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për një interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit është rrëzuar zyrtarisht.

Ishte vetë kryeparlamentari Niko Peleshi i cili njoftoi se kërkesa ka marrë një përgjigje negative me argumentin se çështjet e ngritura nga opozita kanë natyrë thjesht legjislative.

Ndërkohë, lëvizje surprizë janë shënuar edhe në radhët e Partisë Socialiste. Përmes një shkrese të depozituar nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, janë bërë ndryshime të menjëhershme në disa delegacione kyçe.

Deputeti Vullnet Sinaj do të zëvendësojë Erjon Milen në Asamblenë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), ndërsa në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociimin, Erion Malaj ka marrë vendin e deputetes Mariana Koçeku, e cila vendosi të dilte nga radhët e PS-së për t’iu bashkuar protestës së qytetarëve që vijon prej një muaji.

NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE

EMISIONET