PS ka gati ekipin për 61 bashkitë, në 14 maj garon me 44 kryebashkiakë aktual
Partia Socialiste ka vendosur të rikonfirmojë në kandidim për zgjedhjet vendore 44 kryetarë aktual. Nga lista rezulton se qarku i Vlorës është ai që ka ndryshimin më të madh me rikonfirmimin e vetëm të Jorgo Goros në Himarë, ndërsa në vend të Dritan Lelit vendoset Ermal Dredha.
Dibra po ashtu ndryshon thuajse tërësisht, ku qëndron vetëm agron Malaj.
Ndërsa në Elbasan nga 7 kryetarët e bashkive 3 janë skualifikuar nga gara duke vendosur kandidatë të tjerë.
Edhe Fieri preket me dy ndryshime e më tej me një të larguar në qarkun Kukës, një në të Gjirokastrës dhe me propozim të ri në Vaun e Dejës të qarkut Shkodër.
Po ashtu Besian Ajasi dhe Benet Beci do të lënë mandatin e deputetit. Ky veprim do t'i hapë rrugën kthimit në seancë të Ilir Beqajt dhe futjen për herë të parë të Shkëlqim Bullari.