Komunikimi prind-fëmijë: ja gabimet më të zakonshme sipas psikologëve...

Komunikimi prind-fëmijë: ja gabimet më të zakonshme sipas

Mënyra se si prindërit komunikojnë me fëmijët e tyre ka ndikim të drejtpërdrejtë në formësimin e personalitetit, sjelljes dhe vlerave të tyre në të ardhmen, sipas psikologëve.

Ekspertët theksojnë se inkurajimi i bisedës dhe komunikimit të hapur është thelbësor për zhvillimin e trurit të fëmijës, por disa fraza të përdorura shpesh, edhe me qëllime pozitive, mund të kenë efekte të padëshiruara në planin afatgjatë.

Sipas analizave të publikuara nga YourTango, katër shprehje kryesore mund të ndikojnë në zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë dhe pavarësisë tek fëmijët.

Një prej tyre është fraza “E meriton sepse e do”, e cila sipas ekspertëve mund t’i mësojë fëmijët të presin përmbushje të menjëhershme të dëshirave të tyre, duke dobësuar durimin dhe ndjenjën e përpjekjes.

Një tjetër shprehje problematike është “Mos u shqetëso për rregullat, bëj atë që të bën të lumtur”, e cila mund të pengojë zhvillimin e aftësive sociale si empatia dhe bashkëpunimi.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu kundër mesazhit “Nuk ke pse të kërkosh falje nëse nuk e ke menduar me të vërtetë”, duke theksuar se fëmijët duhet të mësojnë rëndësinë e riparimit të marrëdhënieve, pavarësisht qëllimit fillestar.

Shprehja e katërt “Do ta rregulloj unë, nuk ke pse të shqetësohesh” mund të kufizojë zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe të ulë pavarësinë e fëmijës.

Psikologët theksojnë se, edhe pse ndihma prindërore është e domosdoshme, është po aq e rëndësishme që fëmijët të lejohen të përballen me gabimet dhe të mësojnë prej tyre.

EMISIONET