Libani raporton sulme izraelite pavarësisht armëpushimit

Libani raporton sulme izraelite pavarësisht armëpushimit

Sulmet izraelite në Liban kanë vazhduar, pavarësisht përpjekjes për të zbatuar armëpushimin, i cili deri tani ka qenë vetëm pjesërisht funksional në konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahut, raportoi sot Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA).

Sipas raportimeve, të paktën dy sulme me dronë janë kryer në mëngjes ndaj automjeteve të ndryshme në jug të vendit.

Ushtria izraelite nuk ka reaguar menjëherë lidhur me këto akuza.

Izraeli dhe Libani ranë sërish dakord gjatë natës, për një rrugë drejt zbatimit të armëpushimit, i cili varet nga ndalimi i plotë i sulmeve ndaj Izraelit, nga milicia pro-iraniane Hezbollah, thuhet në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve mes përfaqësuesve të qeverive në Uashington.

Që nga fillimi i marsit, lufta ka shkaktuar zhvendosjen e qindra mijëra banorëve në Liban.

Sot në mëngjes, autoriteti i mbrojtjes civile në Liban, u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë durim, dhe të mos kthehen ende në qytetet e tyre.

Sipas tyre, kthimi në fshatrat e jugut, duhet të bëhet vetëm pas njoftimeve zyrtare, pasi ekziston ende rreziku nga mbetjet e luftës dhe municionet e pashpërthyera.

EMISIONET