Protesta në Gjykatë, Noka: 18 të arrestuar, 2 prej tyre të mitur. Ja si i manipuloi policia provat

Në Gjykatën e Tiranës dolën para togave të zeza 18 të arrestuarit për trazirat e së shtunës gjatë protestës së opozitës.

Në përfundim të seancës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi se të arrestuari denoncuan rastet e dhunës dhe terrorit të ushtruar nga policia në protestë.

Noka deklaroi se policët u futën në ccantat e tyre shishet e molotovit dhe 6 prej tyre ishin punonjës ndërtimi që u arrestuan me pa të drejtë.

Incidentet në protestë

Policia e Tiranës njoftoi se janë identifikuar 46 persona, që akuzohen si të implikuar në veprime të paligjshme, si hedhja e lëndëve piroteknike, molotovëve apo dhe sendeve të forta drejt godinave të Kryeministrisë dhe Parlamentit, ndërkohë që 18 prej tyre janë arrestuar.

Sakaq, mes personave të proceduar penalisht është dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili akuzohet si organizator i protestës.

Pasditen e së shtunës, për rreth katër orë opozita protestoi para Kryeministrisë dhe Kuvendit, ku si gjithmonë nuk munguan tensionet mes protestuesve dhe policisë, të cilët hodhën molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit iu kundërpërgjigjën me gaz dhe ujë.

Kjo ishte protesta e katërt kombëtare e opozitës, ndërsa Berisha lajmëroi se data e protestës së ardhshme është caktuar ajo e së shtunës, më 28 shkurt.

EMISIONET