Vula e PD-së/ Apeli tërhiqet për vendim. Kaso: Të mos pranohet ankimimi i Alibeajt, Sefa: Ju nuk keni legjitimitet

Paralelisht me zhvillimet që vijnë nga sheshi para Kryeministrisë dhe selia e blu, këtë të premte pritet që Gjykata e Apelit e Tiranës të japë edhe vendimin për vulën e Partisë Demokratike, që ndahet mes grupit të Rithemelimit të kryesuar nga Sali berisha, apo ajo do t’i mbesë Enkelejed alibeajt në cilësinë e kryetarit të emëruar pas dorëheqjes nga postin i kryetarit të Lulzim Bashës.

Seanca ka nisur në orën 11:00, ndërsa shorti ka përcaktuar që trupa gjykuese në Apel do të drejtohet nga gjyqtarja Elona Mihali, ndërsa në përbërje të tij si anëtarë do të jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Treshja do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri. Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.

Grupi i Alibeajt përfaqësohet nga Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa Ivi Kaso i Rithemelimit kërkoi në fillim të seancës që të asistohet edhe nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.

Ndërsa të dyja palët u shprehën dakort me trupin gjykues që përbëhet nga: Elona Mihali kryesuese, ndërsa anëtarë janë: Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

I pari ishte Ivi Kaso, i cili kërkoi që gjykata të mos e pranojë padinë, sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjesë e procesit. Gjë që është kundërshtuar nga pala tjetër.

DEBATET NË GJYQ

Ivi Kaso, kërkesë paraprake: Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuësin është marrq në kundërshtim të ligjit.

Indrit Sefa: Ky nuk është momenti për të bërë këto kërkesa, pasi nuk jemi në këtë fazë proceduriale. Gjykata duhet t’i shqyrtojë të gjitha elememtet në tërësinë e saj. Komisioni i Rithemelimit nuk ka autoritet juridik dhe duhet të ketë prokurë të posaçme.

Që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit.

Ivi Kaso: Nuk duhet të ishte pranuar ankimi i deputetit Enkelejd Alibeaj duke qenë se personi që ka paraqitur ankimin nuk ishte palë në proces.

Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokatike për ta zgjedhur atë kryetar. Alibeaj është komamduar me detyrë përmes një deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Rezart Kthupi: Pala fillon pretendimet juridike se kerkesa është nga Rithemelimi. Nuk rezulton që rithemelimi ka personalitet juridik. Rithemlimi nuk fiton cilësinë e palës në gjykim. Pala është vetëm partia demokratike. Debati është se cila nga palët pretendon e ka të drejtën. Alibeaj ka adresuar gjykatën me autorizim të Lulzim Bashës.

Ai është Kryetar i zgjedhur dhe ka filluar të ushtrojë këtë funksione. Në mungesë të zgjatur një prej tyre zëvendëson kryetarin por në mungesë të autorizimit apo dorëheqjes, komandohet. Dispozita thotë në mungesë autorizimi apo dorëheqjes, vetëm atëherë sekretari i përgjithshëm mbledh këshillin kombëtar. Pretendimi është se Alibeaj kur është adresuar në gjykatë nuk kishte tagër. Por kjo dispozitë provon të kundërtën se është e drejta e autorizimit dhe kushtet e dorëheqjes. Vijon pra ti ketë efektet me këtë tagër. I jepet vetëm nënkryetarit të Partisë. Alibeja pas këtij ankimi është në ushtrim të plote të kryetarit të partisë.

Ata thonë se nuk është palë. Por kush është pala subjekti apo përfaqësuesi jurdirik???

A është komisioni i rithemelimi apo alibeja?

Drejtohet me autorizim nga zoti Alibeaj.

Në lidhje me te drejtën për tu përfshirë në proces.

Jemi në kushtet ku subjekti palë eshtë PD. Subejkt është PD. Ndërsa rithemelimi pretendon se është palë. Gjykata nuk ka njohur statutin.

Kush nga të dy palët e ka legjitimitetin?

Basha vijoj të jetë i regjistruar në dosjet e partive politike në gjykata. Në këto kushte nuk cënohet e drejta e ankimit.

Vula e PD-së/ Apeli tërhiqet për vendim. Kaso: Të mos

EMISIONET