PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti, ja arsyeja

PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti,

Grupi i Partisë Socialiste, ka kërkuar masë disiplinore për deputetin Agron Shehaj.

Socialistët kërkojnë përjashtimin me 20 ditë të Shehajt nga parlamenti, me argumentin se ka përdorur gjuhë fyese gjatë seancës plenare të ditës së hënë, (2 mars 2026).

Sipas tyre, Shehaj ka penguar zhvillimin normal të seancës.

“Pas përfundimit të kohës prej 2 minutash, deputeti Agron Shehaj nuk u largua nga foltorja, duke mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit, në kundërshtim dhe në shkelje të Rregullores. Edhe pas marrjes së masës për t’u përjashtuar nga seanca plenare dhe thirrjeve të përsëritura të drejtueses së seancës për të liruar sallën, deputeti refuzoi të dalë nga salla, duke shkaktuar kështu edhe bllokimin e vijimit normal të punimeve të Kuvendit dhe duke i pamundësuar 6 deputetëve fjalën e tyre në emër të zgjedhësve”, thuhet në kërkesën e grupit të PS.

Kërkesa e PS do të shqyrtohet në Komisionin e Etikës I cili pritet të mblidhet këtë të mërkurën ora 12:00.

EMISIONET