PD përkujton sot 60-vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit, Ahmetaj: Azem-Flamur, ti s’vdes kurrë!

PD përkujton sot 60-vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit, Ahmetaj:

Partia Demokratike përkujton këtë të shtunë 60 vjetorin e lindjes të liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, lëvizje që solli dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

"Në ora 11:00, në sallën “Gramoz Pashko” në selinë e PD, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Grupimi Dhjetori '90, do të zhvillojnë aktivitet me rastin e 60 vietorit të lindjes së “Heroit të Demokracisë", Azem Hajdari", njofton zyra e shtypit e PD-se.

Në përkujtim të veprës së “Heroit të Demokracisë” ka reaguar dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bislim Ahmetaj, ish-drejtues i forumit politik “Grupimi Dhjetori ’90-të”, dhe Sekretar për të Drejtat e Njeriut në PD, Bislim Ahmetaj.

PD përkujton sot 60-vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit, Ahmetaj:

“Vargu “Azem, flamur ti s’vdes kurrë “ i gjetur mjeshtërisht nga njëra prej penave të arta të poezizë shqipe, poetit dhe shqiptarit të shquar Gjok Beci, i vënë në gojën e këngëtarit po kaq të shquar të muzikës popullore artistit Esat Ruka, u bënë pronë e shpirtrave të lirë të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë në vitet 1998-2000. Kënga “Azem, Azem ti je gjallë” ka buçitur dhe ka mbajtur vërtet gjallë institucionin e protestës qytetare në vitet e zymta që pllakosën vendin, pas vrasjes politike të Princit të Mendjeve të Lira, deputetit demokrat Azem Hajdari. Ajo thirrje lapidare është shqiptuar miliona herë në çdo cep të Shqipërisë nga Saranda në Tropojë . Këngët e Esat Rukës dhe tenorit të famshëm Hysen Koçia u shndërruan në manifest të qëndresës, kultivuan këmbënguljen, guximin, kurajon dhe revoltën qytetare, lindën shpresën që pushteti i dhunës dhe i vrasjeve politike s’mund të instalohej për shumë kohë në Shqipëri. Popullariteti që krijuan këngët për Azem Hajdarin ngjallën frikë në kupolën qeverisëse. Ata shkuan deri aty sa ish-Ministri i Kulturës, tani kryetar i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama të urdhëronte, sigurisht i urdhëruar në atë kohë prej shefit të tij, zotit Nano, maspranimin në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës të një kënge polifonike që grupi folklorik i Lazaratit ia kushtonte Liderit të Lëvizjes Studentore. Pothuajse të gjitha bashkitë e mëdha të vendit e shpallën unanimisht “Qytetarë Nderi” njëriun që me karizmën, kurajon dhe guximin që e karakterizonte po frymëzonte njerëzit e lirë njëlloj si në të gjallë.

Në verën e vitit 2002, President i Republikës do të zgjidhej Alfred Moisiu, i cili me propozim të Grupimit “Dhjetor 90”, ndër dekoratat e para, dhe të parën e këtij lloji, Urdhrin “ Nderi I Kombit” do t’ia akordonte Azem Hajdarit. Në sallën luksoze të Akademisë së Arteve grupimi ynë do të organizonte një ceremoni prekëse dhe mjaft dinjitoze të emërtuar : Azem HAJDARI “Nderi i Kombit”

Në gusht të vitit 2008 Grupimi “ Dhjetor 90” do t’i propozonte Presidentit të asaj kohe, zotit Bamir Topi dhënjen e dekoratës më të lartë që ndahet në Republikën e Shqipërisë Urdhrin e “Flamurit Kombëtar”, Prijësit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdarit. Zoti Topi e mirëpriti propozimin duke u shprehur: “Tani do t’i jap urdhërin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe ju premtoj që gjatë presidencës time do t’i jap edhe Urdhrin e Flamurit Kombëtarë”. Edhe pse nuk kam dyshuar asnjeherë të vullneti i mirë dhe respekti që zoti Topi kishte për figurën e Azem Hajdarit për shkak të zhvillimeve të mevonshme, ai nuk arriti ta ndajë këtë dekoratë për Liderin e Dhjetorit.

Në dhjetëvjetorin e vrasjes, me 12 shtator 2008, zoti Topi i akordoi Azem Hajdarit Urdhërin “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu” të cilin ia dorëzoi vetë zonjës Hajdari në një ceremoni solemne në Presidencë ku ishin të ftuar në shumicë ish studentë dhe protagonist të viteve 90, familjarë, politikanë dhe miq të Azemit. Urdhri “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu” realisht është një dekoratë mjaftë dinjitoze, por që personalisht mua, më la një shije të hidhur, pasi të njëjtën dekoratë të lartë e mbante edhe Fatos Nano, personi më i artikuluar si organizator i vrasjes së Azem Hajdarit nga opozita e asaj kohe, sot në mazhorancë. Urdhëri “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”zotit Nano i është akorduar me rastin e 50 vjetorit të ditëlindjes së tij me 16 shtator të vitit 2002, vetëm një javë pasi Presidenti Moisiu kishte ndarë Urdhërin “Nderi i Kombit” për Azem Hajdarin.

Ne një takim të paradokohshëm me Presidentin Nishani biseduam në parim për dhënjën e “Urdhërit të Flamurit” për Azem Hajdarin. Tek Zoti Nishani gjeta vullnetin dhe gadishmërinë e plotë për dhënjën e kësaj dekoratë njeriut-simbol që mbolli shpresë, njëriut që rrezoi mure e theu pranga, njëriut që i bën dritë lirisë, që i bën nder shqiptarisë. Ramë të një mendje që kjo dekoratë të jepej në një përvjetor lindje. 50-vjetori i lindjes së tij ishte data dhe përvjetori më i përshtatshëm.

Ndaj sot me 11 mars të 2013, ditë kur Azem Hajdari do të festonte 50 vjetorin e lindjes së tij, ai do të mbështillet me lavdinë dhe nderin e flamurit kombëtarë, ai që më gjakun e tij edhe ma të kuq e ka ba flamurin siç do shprehej Ernest Koliqi.

Ai që bëri gjithçka për lirinë, për demokracinë për çështjen kombëtare në këtë përvjetor lindjeje shterroi të gjithë mirënjohjen dhe nderimin që mund t’i bëhet një njeriu nga shteti i tij. Personalisht, por edhe në drejtim të një grupimi politik, s’kam reshtur së vepruari që vepra dhe dinjiteti i Azem Hjadarit të ngrihen në nivelin e vlerave dhe kontributeve që ai dha për Shqipërinë. Bëmë për Azem Hajdarin, për Princin e Mendjeve të Lira, atë që ndjenim se ia kishim borxh. Përfitoj nga ky rast të falenderoj Presidentët e Republikës Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani që formalizuan vullnetin tone. Duke vlerësuar e nderuar Azem Hajdarin, ata kanë vlerësuar lirinë, demokracinë, Shqipërinë. Azem Hajdari sot është Nder, Gjergj dhe Flamur Kombëtar. Vargu i këngës së shkruar para 15 vitesh “Azem, flamur ti s’vdes kurrë!” ngjiti në zemrat e njerëzve sepse ishte një varg profetik”, shprehet Bislim Ahmetaj.

EMISIONET