PD jashtë zgjedhjeve, Kume: Basha e Alibeaj nuk u bashkuan të firmosnin. KAS ndryshon vendim vetëm me ndërhyrje politike
Ditën e sotme KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit. Pas kësaj përfaqësuesi ligjor i PD-së së Alibeaj dorëzoi ankimimin në në KAS.
Në një intervistë për Ora News eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume u shprehnjë vendim i tillë ishte i pritshëm nga Celibashi por nuk pritej mosreagimi i Alibeaj si i deleguar dhe Kryetari i mëparshëm Lulzim Basha për të firmosur deklaratën.
Kristaq Kume: Për mua ishte e qartë dhe e pritshme që Celibashi të mos e regjistronte PD-në si subjekt zgjedhor.
Pyetja është: Pse PD apo Alibeaj, si person i deleguar nga Basha, nuk reaguan, të bëheshin bashkë për të firmosur atë deklaratë. Kjo do të thotë ta lësh fatin në dorën e të tjerëve kur mund ta komandojë vetë të gjithin. Asnjë pengesë nuk do të kishte PD, grupi i Alibeaj të regjistrohej si subjekt politik me kryetar Bashën. Ose kanë dashur të përmes kësaj të hiqnin emrin e Lulzim Bashës e të vendosnin veten e tyre duke arsyetuar në këtë mënyrë, ose kanë dashur të bëjnë sikur po kërkojnë të regjistrohen.
Kume u shpreh se KAS mund të marrë një vendim ndryshe nga ai i Celibashit vetëm përmes një ndërhyrje politike
Kristaq Kume: Detyrën e tij, KAS e ka marr si vullnet të shprehjes së mazhorancës dhe opozitës. Në ato dispozita kalimtare është pasqyruar dakordësia e mazhorancës dhe opozitës deri në numra, sa do të kesh ti dhe tjetri të drejtës për të propozuar kandidatë në KAS.
Veprimtaria e KAS nuk ka pse të ketë ndryshuar. Duke qënë kështu mund të veprohet dhe në interes të mazhorancës për të pasur më shumë kandidatë kundërshtarë në garë dhe të arsyetojë ndryshe nga ajo që vendosi Celibashi.
Unë e lexoj ligjin njësoj si Celibashi. Për mua është kusht i domosdoshëm, në të kundërtën nuk ka vlerë që deklarata të firmoset nga kryetari i partisë. Deklarata është solemne. Nuk mendoj se kur është diskutuar në Këshillin Politik