PD denoncon emërim të mundshëm në Policinë e Tiranës/ Noka: Agasi kërkon të vendosë njeriun e tij

PD denoncon emërim të mundshëm në Policinë e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një emërim të mundshëm në krye të Policisë së Tiranës.

Sipas Nokës, Ergys Agasi, po përgatit emërimin e Loard Sallakut si drejtor të Policisë së Tiranës.

Ai pretendon se ky emërim po bëhet me kërkesë të drejtpërdrejtë të Agasit, pasi Sallaku konsiderohet një nga njerëzit e tij më të afërt.

Në reagimin e tij në Facebook, Noka shkruan se Loard Sallaku ka pasur marrëdhënie të ngushta me Agasin dhe se zyra e tij përdorej, si zyrë e Agasit.

Po ashtu, ai pretendon se Sallaku ka ndërmjetësuar çështje të interesit të Agasit në komunikime me Irena Gjokën.

EMISIONET