Partia e Lirisë, prova të reja për incineratorët: VKM nuk bazohej në ligj, sot e pranon edhe Ministria e Mjedisit

Partia Lirisë thotë se  VKM që shpalli emergjencën mjedisore për t’i hapur rrugë aferës së incineratorëve nuk bazohej në ligj.

Nënkryetarja Erisa Xhixho në një dalje për mediat tha se kjo gjë pranohet sot edhe nga Ministria e Mjedisit, përmes një projekt-akti që synon shfuqizimin e detyrave të Komitetit Ndërministror për arsye se ato nuk kanë asnjë mbështetje në ligjet në fuqi për menaxhimin e mbetjeve.

Deputetja nënvizoi se këto fakte të reja janë një provë e fortë për Strukturën e Posaçme për të treguar pavarësinë e saj.

"Faktet e bera tashme publike tregojne mjaft qarte se VKM me nr .967 e vitit 2013, që shpalli emergjencën mjedisore  ne vend duke i hapur keshtu rrugën kontratave të inceneratorëve ne Fier dhe Elbasan, nuk bazohej në ligj. 

Kjo gjë pranohet sot nga Ministria e Mjedisit përmes një projekt-akti që synon shfuqizimin e detyrave të Komitetit Ndërministror per arsye se ato nuk kane asnje mbeshtetje ne ligjet ne fuqi per menaxhimin e mbetjeve.

Eshte ky vendim i Komitetit qe Kryeministri ne deklaratat e tij në komisionin hetimor e konsideronte “gurthemeli” per procedurat ligjore.

Vet Ministria a Mjedisit dhe Turizmit pranon hapur se :

“Referuar legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe atij për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nuk është e parashikuar terminologjia e emergjencës mjedisore si dhe kriteret/kushtet ku mbështetet shpallja apo përfundimi i saj nga Komiteti,”

“Nuk gjejnë mbështetje në aktet ligjore apo nënligjore në fuqi, në fushën e mbetjeve,”

Pra eshte mjaft e qarte se vendimi i shkurtit te vitit 2014 i Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i cili ka shpallur emergjencën mjedisore ne vend ka qene teresisht i paligjshem.

11 shkurti eshte dita qe cdo qytetar pa asnje dallim do te protestoje kundra nje qeverie qe i vjedh perdite ata dhe qe detyron te rinjte te largohen nga vendi", tha Xhixho.

afera e incineratoreve

EMISIONET