Dëshmia e Milaim Zekës: Faik Ymeri i shantazhoi "Devollët" në emër të McGonigal

Dëshmia e Milaim Zekës: Faik Ymeri i shantazhoi

Në një intervistë në emisionin “Çim Peka live”, politikani kosovar Milaim Zeka ka bërë një dëshmi tronditëse, ku tregoi një shantazh që një zyrtar i huaj u ka bërë biznesmenëve kosovarë për t’i hequr nga të ashtuquajturat lista të zeza që gjoja dispononin për ta, shërbimet sekrete amerikane, zyrtar që identifikohet si 'djali i FBI'. 

Dëshmia erdhi në vazhdën e debatit "Orët e fundit të Edi Ramës" lidhur me skandalin McGonigal.

Dëshmia e Milaim Zekës: Faik Ymeri i shantazhoi

Drejtuesi i emisionit, analisti Çim Peka, shfaqi mesazhin e një kolegu në të cilin flitej për mënyrën se si organizoheshin këto takime dhe pyeti z. Zeka në kishte të vërteta në to. Ndiqni këtë moment të bashkëbisedimit midis tyre, prej nga ku Zeka publikoi dhe një emër konkret.

Pjesë nga biseda

Peka: Nëse ju besoni se realisht janë zhvilluar këto takime apo jo, dua në ekran mes meje dhe z. Zeka këtë bisedë (tregon mesazhin më poshtë):

Dëshmia e Milaim Zekës: Faik Ymeri i shantazhoi

“Ideja është që ata kishin letra origjinale nga djali i FBI, nga McGonigal; thjesht ndryshuan emrat në to dhe i përdorën për t’u treguar njerëzve se do të futeshin në listën e zezë nga SHBA dhe nëse paguanin, mund të ndalohej."

"Djali i FBI, sipas kolegut, kishte akset në dosjet origjinale të përdorura në listën e zezë të rusëve nga SHBA, i morën ato dhe i ndërruar emrat me emra shqip, politikanësh apo biznesmenësh shqiptarë është ideja dhe thotë kjo është një gjë shumë egër. Një kthesë e re është se djali i FBI në Tiranë, partnerët e tij, kishin letra që dukeshin të ligjshme, logon e FBI, që do t’ua prezantonin biznesmenëve nëpër qytet, të cilët mund të dyshoheshin se bënin gjëra që mund të futeshin në listën e zezë nga ne. Më pas ata do të afronin një takim me djalin e FBI, zakonisht në Vjenë, ku biznesmenët e frikësuar do të inkurajoheshin të paguanin partnerët 1 deri në 5 milionë."

Peka (vazhdon): Ky është pretendimi i një kolegu ku mendohet se në Vjenë është kryer ky operacion. Në fakt, edhe në dosjen e Departamentit të Drejtësisë flitet për takimin në Vjenë të një politikani biznesmen shqiptar me McGonigal. Me aq sa ju e keni njohur, nga takimi që keni pasur me McGonigal, nga takimi që keni pasur me Agron Nezën, i besoni këtij operacioni mashtrimi?

Milaim Zeka: Unë, në mënyrë absolute nuk mund të deklaroj asgjë për Çarlin, por mund të deklaroj për kontaktin e Agron Nezajt, i cili mbase ka qenë viktimë, por të gjitha këto dokumente të falsifikuara me vulën e FBI, edhe me vulën e CIA-s amerikane janë përdorur nga një person në Bruksel me emrin Faik Ymeri, i cili i ka futur të gjithë në lojë dhe ka kërkuar deri në 10 milionë euro haraç, dëmshpërblim, nga biznesmenë të Kosovës për t’i hequr nga listat e zeza. Sigurisht që ky njeri është thirrur në shefin e FBI, sigurisht po them, por kjo është duke u hetuar nga agjentët e NATO-s në Bruksel, është duke u hetuar nga CIA amerikane dhe nga FBI sepse ky person i ka shantazhuar shumë biznesmenë dhe po them vetëm një emër: e ka shantazhuar grupin e kompanisë “Devolli”, njerëzit më të fuqishëm në Kosovë. Dhe unë e besoj se është e mjaftueshme kjo.

/Burimi: SYRI.NET

edi rama charles mcgonigal fbi milaim zeka hetimet skandali mcgonigal

EMISIONET