Parlamenti Europian miraton me 483 vota pro Rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Europian miraton me 483 vota pro Rezolutën për

Parlamenti Europian ka miratuar sot Rezolutën vjetore për Shqipërinë me 483 vota pro.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale duke e cilësuar vendimin si një vlerësim të madh për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.

“Ky vendim i përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shprehet Balla.

Ai falënderoi të gjithë eurodeputetët që votuan në mbështetje të rezolutës, ndërsa një falënderim të veçantë ia kushtoi raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, si dhe Andrey Kovatchev për kontributin e tyre në mbështetje të perspektivës europiane të vendit.

Balla e konsideroi këtë votim si një sinjal të fortë mbështetjeje për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.

EMISIONET