Paloka: Kam informacione se në dosjen "McGonigal" ka fakte për mënyrën si u shpall "non grata" Sali Berisha
Kryetar i Këshillit Kombëtar i PD-së, Edi Paloka, deklaroi në Ora News se në dosjen e ish-agjenti të rangut të lartë të Byrosë Federale të Hetimeve në SHBA (FBI), Charles McGonigal, ka fakte edhe për shpalljen non grata të Sali Berishës.
Sipas tij, ky megaskandal do të qartësojë njëherë e mirë jo vetëm pozicionin e Ramës por edhe lidhjet me Rusinë.
Edi Paloka: Ky skandal vetëm vërtetoi atë që kemi thënë se Rama është investuar me para të pista, me lobime. ky është rast më i rëndë se lobimi, është rast korruptimi të një funksionari të lartë të FBI për tu futur dhe përdorur pastaj nga Rama për qëllimet e tij politike. Kemi pasur provat dhe bindjet tona që Rama ka lobuar për shpalljen non grata të Berishës. Ky rast konfirmoi atë që kemi deklaruar.Të jeni të bindur se do të dalin fakte te kjo dosje që do ta lidhin direkt. Non grata e Berishës është lobim i Ramës. Por nga informacionet që kemi në mediat e huaja kur u shpall skandali ka pasur dhe deklarata të tjera që e lidhnin këtë zyrtar amerikan dhe me raste të tjera kur ishte vepruar kundër opozitës shqiptare, përveç asaj të 2017.Një skandal i përmasave që do të përfshijë jo vetëm kryeministrin shqiptar por shumë nga lidhjet me Rusinë do bëhen të qarta.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.