PAK “jashtë” zgjedhjeve/ Partia nuk regjistrohet në KQZ, Gjovalin Shqalshi: Ligji është diskriminues
Pasi nuk u regjistrua për zgjedhjet e 14 Majit, Partia që thotë se përfaqëson personat me aftësi ndryshe e cilësoi diskriminues ligjin zgjedhor. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kërkoi që të marrë masa që më 14 maj të mos I pengojë në të drejtën e votës për shkak të infrastrukturës.
Partia e Personave me Aftësi të Kufizuar nuk u regjistrua nga KQZ për zgjedhjet e 14 Majit për shkak të ligjit që e konsideron diskriminues!
“Sipas KQZ-së, ligji thotë se ti nuk ke pasur anëtarë këshillash në zgjedhjet e mëparshme, nuk ke deputetë në parlamentin shqiptar, do të nxjerrësh të gjithë invalidët me karroca, me paterica që të mbledhin firmat 5 mijë, 3 mijë”, tha ai.
E drejta e votës është një e drejtë kushtetuese dhe e drejtë themelore për çdo qytetar.
Por ndër vite shumë persona me aftësi ndryshe thonë se nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë për shkak të infrastrukturës zgjedhore!
Prej KQZ-së kërkohet që qendrat e votimit të bëhen në katet e para të godinave, ose të ofrohet infrastruktura e përshatshme për ata që nuk munden.
“Qendrat e Votimit të jenë të gjitha në katet e para dhe ato të pajisen me ramba për të shkuar personat me aftësi të kufizuar për të votuar si e vetmja armë që kanë në dorë këto persona për të vrarë diskriminimin”, tha ai
Janë rreth 170 000 persona me aftësi të kufizuar në vendein tonë, dhe rreth 150 000 që kanë të drejtë vote.