Këlliçi: Tirana, ndotësi më i madh i Adriatikut me ujëra të zeza, projekti duhej të përfundonte 7 vite më parë
Në një dalje, kandidati demokrati për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se ka pasur një investim për të mos e lënë Tiranën në mëshirë të ujërave të zeza që nuk është zbatuar.
Ai tha se ai është aty për të dhënë zotimin e tij që do të vij shumë shpejt dita pas 14 Majit që të punohet së bashku për Tiranën.
Këlliçi: Dhe në fakt nuk e meriton asnjë kryeqytet evropian këtë lloj realiteti dhe aq më tepër kryeqyteti jonë Tirana. Historia është shumë e thjeshtë. Investimi ka nisur që në vitin 2014 ku ka pasur kohë, ju shihni tabelën pas nesh, ka pasur kohë deri në Dhjetor të 2016 për t’u mbyllur ky investim dhe për mos ta lënë Tiranën të vetmin kryeqytet në Evropë ku ujërat e zeza kalojnë përmes kryeqytetit sepse të gjithë e dimë që ujërat e zeza kalojnë çdo ditë përmes Lanës. Kështu që kjo tregon pikërisht fokusin kryesor që ka sot kryetari i bashkisë.
Ai nuk e ka fokusin fare te problemet e qytetit, nuk e ka fokusin fare te hallet, te shqetësimet e qytetarëve, por e ka te loja politike, te karrigia e Edi Ramës dhe te lufta e brendshme në Partinë Socialiste. Kjo nuk i intereson qytetarëve. Qytetarëve iu intereson që investimet që vijnë, paratë e taksapaguesve, por edhe kur janë donacione, kur janë edhe para të huaja të partnerëve ndërkombëtarë që vijnë për të ndihmuar edhe për të rregulluar jetën e këtyre qytetasve, ato para të shkojnë në destinacion. Ky është një nga të shumtat raste, ky projekt, ku paratë dhe vullneti kanë qenë të gatshme, por mungon vullneti i kryetarit të bashkisë, sepse fokusi i tij nuk është aspak përditshmëria juaj, halli dhe problem i qytetarit, por është halli i tij personal dhe sa bukur del ai në televizor.
Unë sërish jam këtu për të dhënë zotimin tim që do të vij shumë shpejt dita pas 14 Majit që së bashku ne të punojmë për Tiranën. Do të kemi një kryetar bashkie edhe një bashki që punon për qytetin dhe jo qytetin që punon për kryetarin e bashkisë. Nuk do të kemi më para të taksapaguesve që shkojnë për luks, për paga për qoka, por këto para do të shkojnë për shërbime. Do shkojnë për kopshte, për shkolla, për çerdhe, për rrugë, për të përmirësuar komplet infrastrukturën në Tiranë dhe do të shkojnë aty ku i nevojiten qytetit. Duke mos harruar një nga premtimet e mia kryesore që dhe paratë e inceneratorit të Tiranës nuk do të shkojnë më për t’u djegur, se e vetmja gjë që ka ndodhur me inceneratorin është që janë djegur milionat e eurove të kryeqytetit dhe janë para korrupsioni, por ato para korrupsioni do të stopojnë që në datë 15 Maj dhe do të destinohen për të ndërtuar kopshte, shkolla dhe çerdhe që aq shumë i nevojiten kryeqytetit tonë. Faleminderit!