Fushatë me zift e Artur Bushit në Krujë/ Bashkia kujtohet të asfaltojë 7 rrugë para zgjedhjeve

Asfaltimi i rrugëve para zgjedhjeve është metodë e cila ndiqet edhe në Bashkinë e Krujës. Kjo pasi institucioni që drejtohet nga Artur Bushi në muajin shkurt ka mbyllur 7 tendera me vlerë 390 mijë euro për asfaltimin e disa rrugëve të qytetit dhe njësive administrative. Ajo që bie në sy është se afati i kryerjes së punmeve përkon me mbylljen e fushatës zgjedhore.

Rehabilitimi i rrugëve në kohë fushate po bëhen edhe në Bashkinë e Krujës. Institucioni që drejtohet nga Artur Bushi në mes të muajit shkurt ka mbyllur 7 prokurime me vlerë totale 390 mijë euro për sisteminin dhe asfaltimin e disa rrugëve në njësitë administrative të Krujës.

I pari është për asfaltimin e rrugës lagjia “Kodër” në njësinë administrative Bubq.

Në këtë prkurim kanë marrë pjesë 7 kompani dhe fitues është shpallur subjekti ‘’BAMI’’ i cili ka kërkuar 74% të vlerës së tenderit për të realizuar punimet brenda 72 ditëve që nga nënshkrimi i kontratës.

Edhe për asfaltimin e rrugës lidhëse Derven-Luz, në njësinë administrative Thumanë, sërish fitues është shpallur subjekti “Bami” i cili për këtë rrugë ka kërkuar sa 73% të fondit limit për të realizuar punimet për 66 ditë pas nënshkrimit të kontratës.

Ndërsa në prokurimin për asfaltimin e rrugës së varrezave në njësinë administrative Nikël, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Murati” dhe Euro-ALB” të cilët kishin kërkuar sa 70% të vlerës së tenderit për të realizuar punimet pëe 64 ditë që nga nënshkrimi i kontratës.

Gjithashtu do të asfaltohen edhe 4 rrugë të tjera në njësitë administrative Thumanë, Nikël dhe lagje të qytetit të Krujës. Edhe në këto prokurime afati për mbylljen e punimeve është brenda 2 muajve, kohë kjo që përkon me mbylljen e fushatës zgjedhore.

krujë artur bushi zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore zgjedhjet bashkia fushatë xhesian shazimani

EMISIONET