Nisma e PS për 'pezullimin' e ministrave/ Vasili: S'ka ardhur nga qeveria, propozimi nga deputetë dhe ka kaluar direkt në parlament
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ku foli për ndryshimet e propozuara në reformën në drejtësi nga PS.
Vasili ngriti pikëpyetje mbi iniciativën e deputetëve për ndryshimet ligjore, duke përmendur përfshirjen e emrave të mazhorancës në këtë proces.
“Kjo nuk është projektligj i ardhur nga qeveria. Është propozuar nga deputetë dhe është kaluar direkt në parlament, pa kaluar nga ministria përkatëse,” u shpreh ai.
Në lidhje me reagimet ndërkombëtare, Vasili foli për vizitën e drejtuesit të INL-së në Shqipëri.
“Kur drejtori i INL-së vjen fizikisht në një vend, situata ndiqet në nivel të lartë në Uashington. Kjo nuk është vizitë rutine,” tha ai, duke e lidhur këtë me çështjet e sundimit të ligjit dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.
Deputeti komentoi edhe raportet me Shtetet e Bashkuara, duke përmendur çështje që sipas tij lidhen me sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:

