Nis seanca mes tensionesh, PS nxiton miratimin e pr.ligjeve, opozita ndez tymueset. Berisha nga oborri: Vetëm republikë parlamentare nuk ka

Sot në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Mirëpo, siç ka ndodhur rëndomtë kohët e fundit, një pjesë e deputetëve të opozitës janë të përjashtuar.

Kështu Garda ka bllokuar hyrjen dhe nuk lejon që deputëtët e përjashtuar të futen në seancën plenare. Deputeti Flamur Noka ka tentuar të “çajë” kordonin e gardës.

E teksa deputëtët e PD përplasen me gardën, deputetët e PS kanë zgjedhur që të futen në seancë nga mbrapa Kuvendit, ku ndodhet një hyrje tjetër, në mënyrë që mos përballen me opozitën.

Një tjetër skenë që nuk është parë më parë është ajo e Dashnor Sulës, i cili ka zgjedhur të ngjitet lartë kolegëve për të hyrë ne Kuvend.

Gjatë përplasjes janë dëgjuar edhe thyrja e xhamave në hyrje të Kuvendit. Deputetët e opozitës pretendojnë se nuk po lejohet që të futen në Kuvend edhe ata deputetë që nuk janë përjashtuar.

Mes ketyre tensioneve ka nisur seanca plenare, ku socialistët nxitimthi po kalojne aktet e parashikuara ne rendin e dites se seances se sotme plenare.

Nga oborri i Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se deputetët e narkomazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament

Nis seanca mes tensionesh, PS nxiton miratimin e pr.ligjeve, opozita ndez

“Pra, shikoni këtu, deputetë, ministra që rrinë jashtë, mjafton që opozita të mos jetë në parlament.

Ky është koncepti i tyre armiqësor ndaj opozitës, dhe ky është koncepti i tyre për parlamentin.

Për ta, parlamenti është Edi Rama. Ky është parlamenti, ai është sulltani dhe nuk ka akt më të turpshëm.

Deputetë të cilët nuk kanë asnjë masë nga parlamenti, nuk lejohet vetëm pse janë opozitarë.

Dhe deputetë të narkomazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament.

Atëherë kjo është situata. Çfarë ka këtu republikë parlamentare? Këtu vetëm republikë parlamentare nuk ka. Ka një narkorepublikë që drejtohet nga një narkos, që këtu flet në paranojë dhe atje shkon e bën klounin.

Ku e kam Muhamet Veliun? Turpërim më të madh që të ka bërë ty dhe të gjithë socialistëve ty ai, nuk ka. Muhamet e ke parasysh se kur të garantojnë ty për të dhënë disa lajmet urgjente, je i vetmi që shkon dhe futesh aty dhe e jep lajmin”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

EMISIONET