Nikolla, mesazh në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut: Kuvendi, i vendosur në mbrojtje të të drejtave e lirive të qytetarëve

Nikolla, mesazh në Ditën Ndërkombëtare të të

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duke thënë se Kuvendi është i vendosur në mbrojtje të të drejtave e lirive të qytetarëve.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e cila shënon gjithashtu 75-vjetorin e miratimit nga OKB të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Prej 10 tetorit 2023, Shqipëria është për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB dhe është tashmë në vijën e parë të mbrojtjes së këtyre të drejtave.

Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur në mbrojtje të të drejtave e lirive të qytetarëve, përmes modernizimit të legjislacionit, mbikqyrjes së institucioneve shtetërore dhe mbështetjes së institucioneve të pavarura.

Dita e të Drejtave të Njeriut shënon fundin e fushatës botërore dhe fushatës sonë kombëtare të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Të drejtat e grave e vajzave dhe mbrojtja e tyre nga dhuna me janë në krye të prioriteteve të Kuvendit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ne po punojmë për përmirësimin e kuadrit ligjor për mbështetjen e fuqizimit ekonomik të grave e vajzave, rritjen e aksesit të tyre në burimet e shoqërisë dhe adresimin e kësaj çështjeje si një problem i të gjithë shoqërisë.”, shkruan znj.Nikolla.

EMISIONET