Arrestimi i Ramazan Rrajës, Qyno: PS-së i iku një element i mirë për të mbledhur vota në Krujë

Duke komentuar arrestimin e një dite më parë të Ramazan Rrajës, gazetari Elton Qyno i ftuar në "Drejt" tha se PS i iku një element i mirë për të mbledhur vota në Krujë përmes formave të paligjshme.

Qyno: Ishte një arrestim që jepte një mesazh jo vetëm për personat e inkriminuar që përfshihen në allishverishe zgjdhjesh si Ramazan Rraja që sa herë dilte në televizor thoshte përgjigjen do ta merrni në filan datë, kur ka zgjedhje. Jepte përgjigje politike për çdo ngjarje ku përfshihej në mënyrë kriminale. Edhe mundësia e djeshme nuk ishte një mundësi e dhënë prej tij, të shohim kur të dalë para gjykatës se çfarë do të thotë. Është shqetësues që një individ i tillë të qarkullojë në një zonë të ngushtë siç është Fushë Kruja, Kruja deri në Durrës.PS-së i iku një element i mirë për të mbledhur vota përmes presionit dhe natyrave të tjera në Krujë. Por kjo nuk e  bën të qëndrueshme faktin që struktura të tjera në këtë zonë të mos veprojnë dhe të mos merren me sistemin e blerjes së votës.

drejt zgjedhjet e 14 majit ramazan rraja fushata zgjedhore

EMISIONET