Gjokutaj: Ne do të fitojmë se në krye të luftës për Shqipërinë kemi dy viganët, dr. Berishën dhe Ilir Metën
Avokati i njohur, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, shprehet i bindur se koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” do të triumfojë në zgjedhjet vendore të 14 majit, për faktin se Shqipërinë e duam si shtëpinë tonë dhe në kohën kur askush nuk e do, por vetëm e përqesh.
“Ne do të fitojmë, sepse Shqipërinë e duam si shtëpinë tonë!
Ne do të fitojëë, sepse Shqipërinë e keëi veshur kur donin dhe duan ta zhveshin!
Ne do të fitojmë, sepse për Shqipërinë kemi qarë kur donin ta përqeshnin!
Ne do të fitojmë, sepse Shqipërinë e kemi dashur, e duam dhe do ta duam edhe kur nuk e dëshnin!
Ne do të fitojmë se në krye të luftës për Shqipërinë kemi Dr. Berishën dhe Ilir Metën dy Viganë Liberatorë! Por që janë dëshmorë të gjallë!
Ne do të fitojëë, sepse Shqipëria ka nevojë për histori dhe jo për përralla!
Shtet - Familje - Dinjitet!
Vetëm Bashkë mundet të Fitojmë!”, shprehet në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, avokati Genc Gjokutaj.