VIDEO/ Meta zbulon objektivin për “14 majin”: Elbasani duhet të dalë 7 – 0

VIDEO/ Meta zbulon objektivin për “14 majin”: Elbasani duhet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan, ndërsa ka treguar synimin e tij për këtë qark, duke thënë se rezultati për zgjedhjet do jetë 7-0.

Meta shprehet se Elbasani duhet t'i japë përgjigjen e merituar Rilindjes, duke shtuar se Luçiano Boçi ka ndezur flakën e fitores

"Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën që Luçiano Boçi vendosi të lërë mandatin e deputetit për t'ia kthyer qytetin elbasanasve. Faleminderit Luçiano që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha Bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

Qarku i Elbasanit duhet t'i japi përgjigjen më të merituar Rilindjes dhe duhet të dalë 7-0 për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse Rilindja e katandisi Qarkun e Elbasanit në të parafundit përsa i takon nivelit të mirëqenies dhe nënkampion përsa i takon varfërisë në Shqipëri", shprehet Ilir Meta ne video-mesazhin e percjelle permes rrjeteve sociale.

“I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve.

Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanas. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit.

Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte, apo atyre të Librazhdit që zihen për tenderat. Ndaj votoni kandidatët tanë”, tha dje në takimin e Elbasanit kreu i PL-së, Ilir Meta.

ilir meta zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore elbasan zgjedhjet luçiano boçi

EMISIONET