Në 14 maj për ndryshimin, Nisma Thurje: Më shumë vëmendje për moshën e tretë

Më shumë vëmendje për moshën e tretë dhe respektim të të drejtave të njeriut janë në qendër të vëmendjes së Nismës Thurje. Duke kërkuar votën për Këshillin bashkiak në Tiranë, Pano Soko e Endri Shabani apeluan në takimet elektorale për reflektim në 14 maj.

Drejtuesit e Nismës Thurrje në vijim të fushatës elektorale u ndalën në një takim me banorët e Kombinatit.

Shqetësimi për kujdesin e moshës së tretë dhe për respektimin e të drejtave të njeriut ishin në qendër të vëmendjes.

Pano Soko dhe Endri Shabani bënë thirrje për reflektim nga të gjithë zgjedhësit në 14 maj, me qëllim sipas tyre, për të sjellë ndryshimin.

Në zgjedhjet vendore Nisma Thurje kandidon për Këshillat bashkiakë, ku lista kryesohet nga Pano Soko.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET