NAFTJA NË RRITJE/ Xhixho: Çmimi i karburantit reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve bazë

NAFTJA NË RRITJE/ Xhixho: Çmimi i karburantit reflektohet

Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, duke e lidhur këtë situatë me barrën e lartë të taksave mbi karburantet.

Sipas saj, rritja e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejt në buxhetet familjare dhe në koston e jetesës, pasi çdo shtrenjtim i karburantit reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve bazë dhe shërbimeve.

Xhixho shkruan se aktualisht Shqipëria paguan naftën më të shtrenjtë në rajon, rreth 1.95 euro për litër.

Ndërkohë, sipas saj, çmimi është më i ulët në vendet fqinje si Kosovë, ku nafta shitet rreth 1.18 euro për litër, si dhe në Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ku çmimi është rreth 1.27 euro për litër.

Ajo shkruan se rreth 60 për qind e çmimit të naftës në Shqipëri përbëhet nga taksat, të cilat rëndojnë mbi qytetarët dhe bizneset.

Sipas saj, kjo situatë bëhet edhe më e vështirë duke pasur parasysh pagat e ulëta dhe fuqinë e dobët blerëse të shqiptarëve.

Deputetja kërkon miratimin e projektligjit të propozuar nga Partia e Lirisë për pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, si një masë për uljen e çmimit të naftës dhe për lehtësimin e kostos së jetesës për familjet dhe bizneset.

EMISIONET