"Zvërneci 2" para Parlamentit/ Pashaj: Shqiptarët i bashkon ndjenja e atdhedashurisë dhe reagimi ndaj padrejtësive
Në një reagim mjaft frymëzues gjatë emisionit "Ora e Betit" në Ora News, mjeku dhe protestuesi Ermal Pashaj ka deklaruar se kauza që i bashkon qytetarët në shesh tejkalon çdo profesion apo edukim, duke vënë theksin te rëndësia e atdhedashurisë dhe e rebelimit qytetar ndaj çdo padrejtësie.
"Mendoj që boshti i përbashkimit të gjithë njerëzve në atë shesh tejkalon çfarëdo lloj manteli të profesionit, tejkalon çfarëdo lloj edukimi apo aplikimi të dijeve të tij profesionale. Ne këtu besoj që kemi një element kyç që nuk e heqim dot në çfarëdo lloj situate të jemi apo në çfarëdo lloj vendi të botës të jemi.
Ne jemi shqiptarë dhe kam përshtypjen që atdhedashuria edhe qëllimi për t'u rebeluar ndaj një situate e cila nuk e konsiderojmë të drejtë është një nga elementët më kyç që duhet të ketë çdo popull i lirë dhe të ketë mundësinë ta shprehë atë", u shpreh mjeku dhe protestuesi Pashaj.
Ndiqni emisionin e plotë:

