"Duket si ëndërr që Holanda është në shtëpi" / Shtrepit: Nuk duhet të heqim dorë asnjëherë nga mbështetja e ekipeve te zemrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2026, 22:39
Eliminimi i parakohshëm i Holandës ka lënë shije të hidhur te tifozët, por i ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, Josel Shtrepi u shpreh se kjo rënie duket ende e pabesueshme, duke i bërë thirrje sportdashësve të mos e braktisin kurrë ekipin e tyre të zemrës.
" Është e vërtetë, duket si një ëndërr e orëve të para të mëngjesit që akoma nuk është e besueshme që Holanda është në shtëpi.
Po duhet të ballafaqohemi dhe patjetër nuk duhet të heqim dorë asnjëherë nga, nga mbështetja e ekipeve te zemres", u shpreh Shtrepi.

