"Mos votoni Berishën dhe Metën!" Rama kërkon votat për Agron Malajn dhe Valbona Kolën
Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë kësaj të mërkure në Mat, Klos e Dibër ku kërkoi votat për kandidatët për kryetar e këshilla. Gjatë fjalës së tij ai sulmoi kundërshtarët teksa u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë opozitën, me argumentin se ata duan të mbajnë peng bashkitë.
Kryeministri Edi Rama turin e fushatës elektorale e ka zhvendosur këtë të mërkurë në Klos dhe Mat.
Duke kërkuar mbështetjen për kandidatët për kryetar ai theksoi se nuk koalicioni Bashkë Fitojmë synon ti mbajë peng.
Ironitë e Ramës nuk ishin vetëm për Berishën dhe Metën, por edhe për vetë kandidatët.
Gjatë turit Rama u ndal dhe në një takim me mjekët dhe infermierët, ku foli mbi rritjen e pagave dhe investimet në shëndetësi.