"Mos voto më 14 maj" - Shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakes socialiste, Majlinda Bufi

"Mos voto më 14 maj" - Shtyhet seanca në GJKKO ndaj

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, ndërsa shkak është bërë mungesa e kësaj të fundit të sallën e gjyqit.

Avokatja e Bufit pretendon se ajo ndodhet jashtë vendit, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 21 maj.

Bufi është e akuzuar për “shpërdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”.

Prokuroria e Posaçme në pretencë ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për Bufin, që konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Skandali që çoi në hetim më pas nën akuzë kryebashkiaken e majtë të Roskovecit, u denoncua nga emisioni investigativ “Piranjat” në Syri Televizion.

Bufi u regjistrua duke ushtruar presion ndaj qytetarit Gazmend Boranjit, i cili ishte mbështetës i kandidatit të opozitës, dhe i kërkon që të mos shkojë të votojë, as ai dhe as familja  e tij.

Bufi ka përdorur situatën e tij për t’i bërë presion, pasi qytetari kishte përfituar nga programi social i bashkisë për përmirësimin e kushteve të banimit.

Punonjësit e IMT-së së Bashkisë Roskovec shkuan në vendin ku po ndërtohej objekti dhe i kërkuan qytetarit që të ndalonte punimet, duke pretenduar se ato ishin të paligjshme dhe jashtë ndihmës që ofronte programi social. 

Më pas, qytetari është thirrur në Bashki dhe ka zhvilluar një takim me Bufin. Sipas SPAK, biseda mes tyre është “zhvilluar në një formë presioni duke i përmendur se punimet ishin në tejkalim të ndihmës dhe se kishte kryer ndërtim pa leje”.

EMISIONET